Irani ka thënë se vendimi i SHBA-ve për sanksione të reja ndaj lideri të vendit, përfshirë liderit suprem ka mbyllur përfundimisht rrugën e diplomacisë mes Teheranit dhe Uashingtonit.
“Vendosja e sanksioneve të padobishme ndaj liderit suprem të Iranit (Ayatollah Ali Khamenei) dhe komandantit të diplomacisë iraniane (Mohammad Javad Zarif) është mbyllje permanente e rrugës së diplomacisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, transmeton portali arbresh.info.
“Administrata e dëshpëruar e Trump po shkatërron mekanizmat e vendosur ndërkombëtarë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore”.
Presidenti i SHBA Donald Trump synon Khamenein dhe zyrtarët e tjerë të lartë iranianë me sanksione të hënën, në një masë të paprecedentë për të rritur presionin ndaj Iranit pas rrëzimit të Teheranit të një avioni pa pilot amerikan javën e kaluar.
Uashingtoni tha se gjithashtu do të vendosë sanksione ndaj Ministrit të Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif këtë javë.
Objektivat e sanksioneve të reja përfshijnë figura të larta ushtarake në Iran, duke bllokuar qasjen e tyre ndaj çdo aseti financiar nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara. Ata gjithashtu punojnë për të mohuar qasjen e Khameneit dhe ndihmësve të tij të ngushtë në para dhe mbështetje./Arbresh.info/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...