Pirja e duhanit është zakon i keq dhe miliona njerëz në botë shpenzojnë shuma të mëdha të parave për largimin e varshmërisë sepse duhani i dëmton mushkëritë, shkakton kancerin dhe shumë sëmundje tjera.
Edhe pse nuk është kontestuese se pirja e duhanit është e dëmshme, mbi të gjitha sa i dëmshëm është ky zakon shkruan qartë edhe në vetë paketimin e cigareve, ka edhe gjëra tjera që janë, besoni apo jo, më të dëmshme se pirja e duhanit.
Koha moderne sjell shumë faktorë të cilët pirjen e duhanit e zbresin nga vendi i parë sa i përket dëmtimit të organizmit. Cilët janë këto zakone që shkaktojnë sëmundje të ndryshme dhe dalëngadalë na vrasin?
Vetmia
Hulimtimet më të reja kanë treguar se izolimi social është sëmundje e shoqërisë moderne dhe më e dëmshme se helmimi me duhan. Gjithnjë e më shumë jemi të vetmuar dhe po humbim miqtë, kurse brengosëse është se shumica e të rinjve më lehtë komunikon përmes rrjeteve sociale se në mënyrë direkte. Definitivisht vetmia po merr përmasën e epidemisë.
Të qëndruarit ulur
Sikur vetmia edhe të qëndruarit ulur, gjegjësisht mosaktiviteti fizik është diçka që po merr përmasate epidemisë dhe që po i godet të gjitha moshat. Duke qëndruar ulur për shumë orë gjatë ditës shtohet rreziku për sëmundjen nga kanceri i zorrës së trashë apo kancerit të mushkërive pa marrë parasysh se a stërvitet individi gjatë ditës. Madje edhe me stërvitje të rregullta, qëndrimi ulur më shumë se tetë orë në ditë shton rrezikun nga probleme të ndryshme shëndetësore.
Mungesa e gjumit
Shkencëtarët kanë ardhur te përfundimi se personat që flejnë pak dhe që i mundon pagjumësia rrezikojnë të sëmuren nga sulmi në tru dhe zemër, madje mungesa e gjumit shkakton më herët këto pasoja se vetëm pirja e duhanit.
SolariumiShumë shtete në botë kanë ndaluar përdorimin e solariumeve sepse dermatologët kanë zbuluar se rrezatimi i shumtë në to shkakton kancerin e lëkurës madje edhe të mushkërive.
Ushqimi jo i shëndetshëm
Ushqimi i ëmbël dhe i përpunuar i pasur me acide të ngopura yndyrore ndikon në zhvillimin potencial të sëmundjeve vdekjeprurëse, sikur pirja e duhanit.
Në vitin 2016, shkencëtarët të cilët merren me hulumtimin e rasteve të vdekjes si pasojë e të ushqyerit të keq, kanë përfunduar se shkalla e vdekshmërisë ka kaluar atë të alkoolit, drogës dhe pirjes së duhanit.
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...