Google ADS

Më të rrezikuarit nga temperaturat e larta

22:36 | 24 Qershor 2019
Arbresh.info

Temperaturat e larta dhe i nxehti gjatë stinës së verës mund të shihen si një lehtësim nga dimri i ftohtë por kur ato arrijnë vlera të larta mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin e popullatës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka thënë se janë disa grupe njerëzish më të rrezikuar ndaj temperaturave të larta. Kështu, kategoritë më të ekspozuar ndaj problemeve me shëndetin sipas MSHMS janë: Të moshuarit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna.

Po kështu edhe individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si:sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, thyreotoksikoza, sëmundja pulmonare, obstruktive, kronike, SPOK sëmundje mendore, sëmundjet e veshkave, insuficienca renale, gurët në veshka, etj/atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme