Google ADS

Gjendet i vdekur njëri pilot pas përplasjes së aeroplanëve në Gjermani

20:15 | 24 Qershor 2019
Arbresh.info

Dy aeroplanë ushtarakë u përplasën sot në Gjermaninë verilindore. Edhe pse pilotët u lëshuan me parashutë pak sekonda para përplasjes, njëri nga ta raportohet të ketë vdekur.

Lajmin për përplasjen e aeroplanëve e ka konfirmuar zëdhënsi i ministrisë së brendshme, Mecklenburg-Vorpommern.

“Mund ta konfirmoj se ka qenë një aksident që përfshihen dy aeroplanë luftarakë në veri-lindje të Gjermanisë”, ka konfirmuar Mecklenburg-Vorpommern.

Përplasja ka ndodhur pak para orës 14:00 afër liqenit Miric, diku rreth 100 kilometra larg nga qyteti i Berlinit.

Ushtria gjermane ka konfirmuar se aeroplanët ishin duke patrulluar dhe në mesin e tyre ishte edhe një aeroplan i tretë.

“Ata ishin duke patrulluar me aeroplanët Eurofighter së bashku me aeroplanin e tretë”, ka shkruajtur ushtria gjermane në Twitter.

Sipas pilotit të tretë, ai e ka parë momentin kur ka ndodhur përplasja e aeroplanëve dhe njëkohësisht ka parë dy parashuta që janë hapur dhe kanë rënë në tokë, raporton Reuters.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme