Dita e hënë ka sjellë një ndryshim të madh të temperaturave, përfshi këtu dhe reshje shiu në shumë qytete të vendit.
Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) ka lajmëruar se po ashtu të martën do të ketë reshje shiu në disa zona të Shqipërisë.
Temperaturat sot në të shumtë e qytetave në Shqipëri ishin më të ulta në krahasim me ditët e tjera të muajit qershor. Pas vapës përvëluese, sot moti rezervoi rreshje shiu, dhe pse ishin në zona të kufizuara.
Po ashtu dhe nesër pritet rreshje në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, por nuk përjashtohen dhe zonat e tjera.
PARASHIKIMI METEO
————————–
RESHJET
Sot pasdite (e hënë dt.24) dhe nesër (e martë dt.25), në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 33 °C
në vendet e ulëta: 20 / 36 °C
në vendet malore: 14 / 25 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë dt.24) dhe nesër (e martë dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare