Google ADS

Banorët e një lagjeje në Mitrovicë protestojnë kundër ndërtimit të xhamisë

17:54 | 24 Qershor 2019
Arbresh.info

Banorët e lagjes Sylani të Mitrovicës, sot kanë protestuar para komunës kundër ndërtimit të një xhamie në lagjen e tyre.

Këta protestues kanë thënë se po kërkojnë revokim të menjëhershëm të lejes së ndërtimit të xhamisë në lagjen e tyre, deri në arritjen e një marrëveshjes në mes palëve.

Disa nga organizatorët e kësaj proteste u takuan me nënkryetarin e komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka dhe me pas të gjitha kërkesat e tyre i ndan me media përmes një shkrese.

Në këtë letër thuhet se banorët,  nga komuna e Mitrovicës po kërkojnë që të gjejnë një zgjidhje për ndërtim të një ambulance dhe shkolle për nivelin e ulët arsimor. /Ditori

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme