Google ADS

Të shtëna armësh në një xhami të Spanjës

16:28 | 24 Qershor 2019
Arbresh.info

Të shtëna armësh u dëgjuan në një xhami në territorin spanjoll të Ceuta këtë të hënë, duke shkaktuar panik tek vendasit shkruan Dailysabah përcjell arbresh.info

Sulmi ndodhi derisa myslimanët po kryenin lutjet e mëngjesit kur një ose dy sulmuesit filluan të qëllonin në drejtim të xhamisë Muley el-Mehdi, njoftoi agjencia e lajmeve EFE bazuar nga burimet e policisë.

Policia ka filluar një hetim për incidentin ku nuk ka pasur të lënduar.  Dëshmitarët okularë kanë thënë për gazetën vendase El Faro de Ceuta se sulmuesit gjuajtën drejt xhamisë dhe më pas ikën me një motor.

Rreth 40% e popullsisë vendase janë mysliman kurse xhamia është përurua në vitin 1940 si shenjë mirënjohje për trupat kolonial spanjoll nga Maroku të cilët luftuan gjatë Luftës Civile Spanjolle 1936-1939 transmeton Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme