Të hënën është rrënuar kati i fundit i një objekti në Çagllavicë.
Gjatë rrënimit i pranishëm ishte edhe drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili tha se investitori nuk kishte leje vetëm për katin e fundit.
Tahiri ka shtuar gjithashtu se investitorit i ishin ndërprerë punimet dhe i ka kaluar afati që ta rrëzoi vet objektin
“Jemi para këtij objekti për ta ekzekutuar vendimin për rrënim, investitori më kohe ka qenë i njoftuar për vendimin për rrënim dhe i janë ndërprerë disa herë punimet për katin e fundit pasi katet e tjera i ka me leje. Ne i kemi ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe e ka tejkaluar edhe afatin të cilin është dashur ta rrënoi ai vet dhe për këtë ne jemi këtu bashkë me kompaninë përgjegjëse dhe Policinë e Kosovës për të ekzekutuar këtë vendim”, ka thënë ai.
I pari i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës ka shtuar gjithashtu se ky është objekti i dytë brenda pak ditëve ndaj të cilit janë ndjekur të gjitha procedurat e lejuara dhe është aplikuar rrënimi./Arbresh.info/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...