Qeveria e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për medie ka njoftuar se Kosovës mbështet njoftimin e Ekipit të Përbashkët të Hetimeve për rrëzimin e fluturimit MH17, i cili thekson se katër të dyshuar do të ndiqen penalisht për krimet në lidhje me rrëzimin e fluturimit të Malaysian Airlines, të datës 17 korrik 2014.
Më poshtë mund t’a gjeni komunikatën e plotë:
“Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet njoftimin e Ekipit të Përbashkët të
Hetimeve për rrëzimin e fluturimit MH17, i cili thekson se katër të dyshuar do të
ndiqen penalisht për krimet në lidhje me rrëzimin e fluturimit të Malaysian
Airlines, të datës 17 korrik 2014.
Qeveria e Republikës së Kosovës i bashkëngjitet shteteve të Bashkimit Evropian dhe
aleatëve të saj duke shprehur mbështetjen e plotë për përpjekjet për zbulimin e së
vërtetës dhe për t’u siguruar që do të vihet drejtësi për humbjen e jetës së 298
personave nga 17 shtete të ndryshme. Përgjegjësit për këtë ngjarje tragjike duhet të
japin llogari.”, thuhet në komunikatë.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj