Google ADS

Facebook i premton internet edhe refugjatëve

08:40 | 29 Shtator 2015
Arbresh Info

Refugjatët kanë një jetë vërtetë të vështirë, por ajo që e bënë këtë edhe më të keqe është mungesa e qasjes në internet në kampet e refugjatëve ku derisa të risistemoheni nuk mund të kyçeni asnjëherë online. Gjiganti social Facebook nuk është i kënaqur me këtë gjendje, prandaj në Kombet e Bashkuara ka premtuar qasje në internet tek këto kampe, shkruan arbresh.info. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg nuk shpjegoi se si apo ku refugjatët do pajisjen me internet, por nuk do të jetë tronditëse nëse Facebook mbështetet tek dronët e tij që ofrojnë qasje në internet.

Pas përpjekjeve nga Google dhe Microsoft, ky gjest nuk do të jetë vetëm për mirësi sepse Facebook ka kuptuar që sa më shumë qasje në internet do të thotë aq më shumë përdorues. Ashtu siç e shpjegon Mark Zuckerberg, kjo do të jetë një çështje ku të gjithë do përfitojnë. Rrjeti social merr më shumë shikime në reklama derisa refugjatët mund të komunikojnë me të gjithë botën./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme