Google ADS

Dimitrov: Nëse nuk ka vendim për nisjen e negociatave, duhet ta pranojmë se nuk kemi perspektivë evropiane

11:40 | 24 Qershor 2019
V. S.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, ka marrë pjesë në konferencën ministrore për Ballkanin Perëndimor në Stokholm, ku ka folur për perspektivat evropiane të shtetit.

Dimitrov ka thënë se nuk ka proces, nëse vendi e përmbush atë që duhet dhe BE nuk e njeh progresin dhe nuk jep leje për vazhdimin e udhëtimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në 2009 na thanë është herët, në 2010 na thanë është herët, gjithashtu edhe vitet tjera. Vjet na thanë në qershor, qershori kaloi. Nëse në tetor nuk ka vendim, nëse sërish e shtyjnë vendimin, duhet ta pranojmë se nuk ka perspektivë evropiane. Fatkeqësisht nuk kemi alternativë tjetër. Kështu që mundësitë për sukses në tetor janë optimiste dhe nuk e kemi luksin ta lëshojmë këtë mundësi”, tha Dimitrov.

Ai shtoi se lufta më e rëndësishme e gjeneratës së tij është të bëjnë kushte që gjeneratat e ardhshme të mos e lëshojnë shtetin, të qëndrojnë në shtëpi dhe të luftojnë për shtet evropian./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme