Gjatë konferencës së sotme të titulluar Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë para të pranishme fjalim ka mbajtur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kurti gjatë fjalës së tij tha se Kosova nuk i ka borgj asgjë Serbisë dhe se është gabim që s’po i kërkojmë këtë borgj shtetit të Serbisë.
Ai gjithashtu përmendi se me datën 9 korrik bëhen një vit nga paraqitja e raportit të marrëveshjes me Serbisë, por që për një gjë të tillë nuk po diskutohet.
“Gjashtë vjet, 33 marrëveshje ku jemi? Pa u bërë kjo gabimet në të ardhmen janë të garantuar.Hapi i parë duhet të jetë ky: Më 9 korrik bëhen një vit që Qeveria e Kosovës na ka sjellë një raport 30 faqesh për stigmat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe arritjeve të tyre. Një vit më vonë Kryesia e Kuvendit nuk lejon që të vijë në agjendë parlamentare për ta sjellë në seancë plenare për ta diskutuar në Kuvendin e Kosovës. Merreni me mend, më 9 korrik bëhen një vit që është sjellë raporti por që nuk diskutohet. Pa u bërë hapi i parë gabimet janë të garantuara. Hapi i dytë është duhet të jetë cka duam ne, cili është qëllim ynë, është për të ardhur keq që në Kosovë edhe institucionet edhe krerët e partive edhe deputetët edhe ministrat e që besa edhe nda partive nuk mendohet se çka duam ne”, tha Kurit.
Ai shtoi gjithashtu se është gabim të dalim para Serbisë me këtë kakofoni zërash. Duhet të stabilizohemi brenda nesh, dhe kjo duhet të bëhet nga ne, për ta bërë hapin e parë.
“Dy të tretat, por edhe me hapin e parë, shqyrtimi i marrëveshjeve. Ajo që ne duam, qëllimi ynë duhet të shndërrohet në kërkesa ndaj Serbisë. Unë nuk e di a është dikush këtu që mendon se i kemi borgj Serbisë? Sepse unë nuk mendoj se i kemi borgj Serbisë, mendoj se Serbia na ka neve borgj dhe është gabim që s’po ia kërkojmë borgjin Serbisë”, shtoi Kurti.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/853083571720541/?__xts__%5B0%5D=68.ARDtF0DA3-AgYDmT6pCd-wp4mzDCtd4oFgWbV7-eXVf7zUJp4hUzXkxTbZjrdgI_LpgDfq0_Xs0I6SGyxZvESUUdMpfRPdB8U75si0pO0EtOfS6O0JhN4d5PS3OytgGmYHnN66HgViyG5WI1F8XxTj8MMWGBirGV0afHzl5YqOubkK5lgSlH5VxFGI9Nw47FtWR363MfUBgwfMDH8_0QzpTAA2cPL0smiRqP0GDo9QgJLAdN4HFVVjxAaHEywAuykt4CAQIuJzM5n22xZi6FaoAYo6R27U2-qLpZjWAEQEN1k6Zvb3eaX88jQyoGnSEmcj-3d6fzruTtGYST04atb0IPPe4VRy_A4AG3&__tn__=-R
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët