Punëtorët e PTK-së protestojnë kundër vazhdimit të kontratës me Z-Mobile

07:20 | 24 Qershor 2019
Arbresh.info

Fedarata Sindikale e Postë Telekomit të Kosovës organizon sot para objektit qendror në Dardani një protestë kundër vazhdimi të kontratës së dëmshme me Z-Mobile.

Gjatë protestës ata do të shpalosin kërkesat e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse dhe afatet për përmbushjen e tyre, si dhe hapat e mëtutjeshëm të kësaj sindikate nëse dikush pretendon ta vazhdojë kontratën me Z-Mobile.

Sindikalistet kanë paralajmëruar se 30 korriku do të jetë dita kur ndërmarrja ku ata punojnë do të lirohet nga kontrata me Z-Mobile./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme