Deri më tani, përpjekjet e Google për të krijuar laptop, nuk kanë qenë aq të suksesshme, andaj është konsideruar se do të heqë dorë, por është e kundërta.
Rick Osterloh është zëvendës presidenti i Google, që ka konfirmuar krijimin e laptopëve të rinj dhe ndalimin e prodhimit të tableteve.
“Ekipi që merret me pjesët harduerike, janë të angazhuar që të krijojnë laptopët e rinj, që do të kenë sistemet Android edhe Chrome OS. Së bashku em bashkëpunëtorët tanë, do të krijojmë këto pajisje, si për nevoja individuale, të organizatave apo të edukimit{ ka thënë Rick Osterloh, në një postim në Twitter.
Duke mos dhënë detaje të laptopëve, është thënë thjeshtë se do të arrijnë gjatë vitit që vjen, por nuk dihet data e saktë.
Në anën tjetër, është thënë se në dy tabletet, në të cilat është punuar në të kaluarën dhe pritej të lansoheshin, nuk do të dalin kurrë nga prodhimi, meqë prioritet tani janë laptopët. /Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...