Miliona llaptopë dhe PC Dell mund të jenë prekur nga hakerët

00:08 | 24 Qershor 2019
Arbresh Info

Një dobësi e madhe është gjetur në softuerin SupportAssist të Dell që është gjetur në miliona kompjuterë të shitur nga prodhuesi gjigand amerikan.

Problemi është gjetur nga kompania SafeBreach dhe është raportuar fillimisht tek Dell dhe PC-Doctor në maj.

Nëse keni një llaptop apo kompjuterë Dell që ka Dell SupportAssist, shikoni se cilin version po përdorni. Një dobësi është gjetur që prek Dell SupportAssist për PC versioni 2.0 dhe Dell SupportAssist për 3.2.1 apo më të hershme.

SafeBreach ka gjetur dobësinë në strukturën e aplikacionit që mund të lejojë hakerët të penetrojnë sistemin dhe të marrin kontrollin e pajisjes tuaj.

“Kjo jep kontroll total atyre në atë se çka po ndodhë në atë makineri dhe mundësinë për të lexuar, kopjuar dhe ndryshuar çdo të dhënë në memorien fizike”, thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë.

Dell ka reaguar shpejt duke dhënë përditësimin më të ri që mund të e shkarkoni nëse keni ndonjërin prej versioneve të lartpërmendura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme