I butë dhe i pafajshëm, nga pak i lajkatuar ose dominues, janë vetëm disa nga zërat që gratë mund të përdorin për të joshur burrat.
Joshja është një lojë ku është e rëndësishme të përdorni karremin e duhur në momentin e duhur. A dëshironi të bëheni joshëse dhe të rrëzoni meshkujt përtokë, nëse po, ja tri rregulla themelore që ju konvertojnë në një manipuluese seksi.
Mesazhet joverbale
Lëvizjet dhe kontaktet janë armët më të mira të joshjes, por duhet të jeni e kujdesshme, sepse ekzagjerimi mund të jetë kundërproduktiv. Loja me flokët tuaj, aplikimi i buzëkuqit ose një prekje e butë e spontane e dorës ose në supet e tij janë mesazhe që nuk mund të shkojnë keq.
Zëri
I butë dhe i pafajshëm, nga pak i lajkatuar ose dominues janë vetëm disa nga zërat që gratë mund të përdorin për të joshur burrat. Përdorni bukurinë femërore dhe manovroni me zërin, i cili mund të dërgojë një mesazh shumë të qartë.
Shikimi
Ndonjëherë me anë të shikimit mund t’i zbuloni qëllimet tuaja shumë më lehtë sesa me fjalë. Për shembull, kur e vini re një mashkull përtej rrugës përqendrohuni në sytë e tij dhe kur të takohen shikimet lehtësisht shikoni anash dhe situatën e kompletoni me një buzëqeshje të butë. Kjo është një lojë që do ta vërejë çdo mashkull.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...