Vrasja e politikanit Walter Lubcke në Gjermani, president i presidiumit të Kaselit, ka ngritur shqetësime të forta në shtetin më të madh të BE-së, për shkak të forcimit të grupimeve të djathta ekstremiste. Janë pikërisht grupet e djathta neo-naziste që dyshohet se qëndrojnë pas vrasjes së Lubcke dhe zyrtarët e Qeverisë federale kërkojnë tolerancë zero ndaj ekstremizmit.
Në një shkrim të publikuar në gazetën ‘Bild’, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas thekson se “terrori është terror dhe këtu nuk ka asgjë për t’u relativizuar.”
Duke kërkuar që gjermanët të tregojnë se janë më shumë se radikalët e djathtë apo anisemitët që kërkojnë ndarjen, Maas thotë se Gjermania ka një problem terrori.
“Injorimi mund të jetë vdekjeprurës dhe ne duhet ta quajmë këtë më në fund ashtu siç është, terrorizëm i djathtë”, shkruan Maas në ‘Bild’.
Ministri gjerman kërkon që për të ardhmen e shoqërisë dhe bashkëjetesës, të reagohet që në familje dhe në rrethin shoqëror kundër këtyre fenomeneve.
Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer e ka barazuar ekstremizmin e djathtë në një nivel me terrorizmin islamik.
Walter Lubcke, politikan pro-refugjatëve, u vra në 2 qershor në rezidencën e tij dhe 45 vjeçari i arrestuar për ngjarjen ka lidhje me grupin neo-nazist ‘Combat 18’.
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...