Skuadra e Werder Bremen ka bërë disa ndryshime para fillimit të sezonit të ri.
Ndryshimet në skuadrën gjermane kanë prekur edhe yllin e Kosovës, Milot Rashica, i cili me gjasë do t’i gëzohet këtyre ndryshimeve.
Faqja zyrtare e Werder Bremen njofton se nga edicioni i ardhshëm, Milot Rashica do ta ketë numrin 7 në fanellën e tij, përcjell lajmi.net.
Rashica i cili pati një sezon të jashtëzakonshëm me Werder Bremen duket se po shpërblehet për punën e tij, pasi dihet se numri 7 është numër që bartet nga më të mirët e skuadrave.
Kosovari që edicionin e kaluar barti numrin 11 me Werder, ka tërhequr vëmendje të madhe edhe në Portugali, ku sipas disa raportimeve skuadra e Benficas ka ofruar 20 milionë euro për të.
Me ndryshimet e fundit, duket se Bremen planifikojnë të llogarisin për një kohë të gjatë në lojtarin kosovar.
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal
Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve