Neymari mezi pret kthimin në Spanjë: Qetësohuni, po kthehem

13:28 | 23 Qershor 2019
Arbresh.info

Neymar ka dhënë një tjetër mesazh të qartë se dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain dhe e ardhmja e tij mesa duket do të jetë vetëm në Barcelonë.

Sulmuesi brazilian po planifikon të rikthehet aty ku mori gjithçka dhe këtë e ka konfirmuar gazeta katalanase “Sport”, që në faqen e parë të gazetës së sotme ka vendosur bisedën e Neymar me disa nga ish-shokët e skuadrës së tij tek Barça.

“Qetësohuni, do të vij”, këto janë fjalët që Neymar iu ka dërguar në “WhatsApp”, lojtarëve të klubit spanjoll, që me të gjitha gjasat janë Suarez dhe Messi, duke qenë se sulmuesi argjentinas e ka pranuar se ata dy dhe Neymar kanë një grup që flasin në “WhatsApp”.

Tani mbetet në dorë të klubeve sesi do e gjejnë formulën për rikthimin e Neymar në “Camp Nou”. Kujtojmë që për 27-vjeçarin në lojë mund të futet edhe Real Madrid, duke qenë se presidenti Perez e ëndërron prej kohësh afrimin e sulmuesit brazilian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme