Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë ka dështuar.
Lidhur me këtë ka folur edhe ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili tha se anulimi i Samitit në Parisë, ku do të diskutohej për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi, siç tha ai, është humbje e dikujt, por jo e Serbisë.
Daçiq po ashtu ka shtuar se është shumë herët për të thënë se kur dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë.
Daçiq u pyet edhe rreth deklaratës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se kjo ishte një humbje, sepse Kosova u shpall si fajtor për shtyrjen e këtij takimi.
“Ai tha saktësisht se çfarë ishte situata dhe kështu ai sulmoi Haradinajn sepse nuk donte të hiqte taksën”, tha Daçiq për “New morning TV Pink”, transmeton lajmi.net.
Kreu i diplomacisë serbe rikujtoi se ai kishte thënë më parë se ky takim do të shtyhet nëse “Haradinaj është kokëfortë dhe nuk dëgjon atë se çfarë ka propozuar Merkel dhe Makron”, duke shtuar se Makron nuk do të lejojë veten që për herë të dytë të dështojë, siç ndodhi në Berlin.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...