Nuk është një natë e zakonshme për ta. Sonte vendosën që natën ta kalojnë në hyrjen e ndërtesës së institucionit, prej të cilit varet se a do ta marrin këtë vit emrin e studentit apo jo. Nuk iu mungojnë batanijet, ushqimi, e gjërat e tjera që iu nevojiten derisa të zbardhë dita. E kur kjo të ndodhë thonë se do të jenë të kthjellët e të pozicionuar në mënyrë që mos të lënë askënd të futet në rektorat, e as rektorin.
Janë këta 30 kandidatët për studentë në degën e Stomatologjisë dhe Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, të cilët nga një vendim i rektorit nuk po lejohen të regjistrojnë vitin e parë akademik. Ata sot nisën një grevë, e cila sipas tyre do të përfundojë vetëm me realizimin e kërkesave të tyre.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me datë 6 korrik të këtij viti kishte nxjerrë një vendim në të cilin thuhej se në fakultetin e Stomatologjisë do të pranoheshin 70 studentë, ndërsa në atë të Farmacisë 50. Por kjo nuk vlejti. Rektori Ramadan Zejnullahu disa ditë pas këtij vendimi, numrin e zbriti në 50 në Stomatologji, ndërsa në 40 në Farmaci.
Kështu, 30 studentë mbetën jashtë regjistrimit, e tani po kërkojnë nga rektori zbatimin e vendimit të MAShT-it.
KosovaPress, ka qëndruar në orët e mbrëmjes në oborrin e rektoratit, ku edhe ka marrë reagimet e kandidatëve për studentë.
Ata thonë se nuk do të ndalen, derisa rektori të shfuqizojë vendimin e tij, që sipas tyre është i padrejtë, e të marrë parasysh atë të MAShT-it.
“Nesër do ta bllokojmë hyrjen dhe asnjë person, as rektori, as personeli i tij nuk do të futen brenda…. Duam t’i tregojmë që si e ka shkelë ai ligjin, në një farë mënyre i kundërpërgjigjemi, por në mënyrë më paqësore. Në qoftë se dëshiron me marrë masa më të mëdha, ne nuk do të ndalemi dhe çdo gjë që është në dorën tonë ta bëjmë sa i përket ndryshimit të situatës”, thotë përfaqësuesja e kandidatëve, Lyra Namani.
Lyra, që është konkurrente për degën e Farmacisë, thotë se çdo që e kanë marrë parasysh, se çfarë mund të iu ndodhë, por nuk ndalen derisa të drejtat e tyre të respektohen.
“Çdo gjë e kemi marrë parasysh,dhe prej fillimit kur e kemi nisë këtë hap, jemi të gatshëm për çdo gjë, madje edhe në këto kushte të ftohta, ne mbase e rrezikojmë edhe shëndetin tonë, por që të arrihet një e drejtë që na takon do të sakrifikojmë çdo gjë”, thotë ajo.
Ndërsa Andrrim Sopi, kandidat në degën e Stomatologjisë, thotë se i kanë provuar të gjitha mundësitë, madje edhe atë me vetëfinancim, por rektori nuk i ka marrë parasysh.
“Ne kemi provuar të flasim me rektorin, ai nuk i ka përfillë kërkesat tona, i kemi ofruar edhe mundësi tjera me vetëfinancim, me minoritet, për shkak se nuk ka qenë i plotësuar afati, mirëpo ai asnjëherë nuk i ka pranuar këto kërkesa”, thotë ai.
Kandidatët për studentë në Fakultetin e Mjekësisë janë të vendosur të mos ndalen. Do të kalojnë edhe netë të tjera, sikur kjo sonte, vetëm që të arrijnë në realizmin e kërkesave të tyre, që siç thonë ata janë legjitime.
Megjithatë, nuk kanë shumë shpresë se rektori do i marrë parasysh.
“Mund të pritet një refuzim nga ana e tij pasi që ai njihet në opinion sikur zbatuesi më i madh i ligjit, e në fakt është shkelësi më i madh i tij, duke e ditë që ai e ka shkelë të drejtën tonë të shkollimit”, thotë Lyra Namani.
Kandidatët për studentë po përkrahen edhe nga Grupi i Pavarur Studentor, të cilët po qëndrojnë me ta. Ata thonë se do të jenë përkrahë tyre deri në realizmin e kërkesave të tyre.
Edhe Inspektorati i Arsimit ka kërkuar nga Senati i UP-së që veprojnë në bazë të ligjit në fuqi, dhe të zbatojë vendimin e 6 korrikut të marrë nga ministri Arsim bajrami.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj