Në ora 8:00 sipas kohës lokale janë hapur kutitë e votimit në Stamboll në zgjedhjet e përsëritura për kryetarin e bashkisë metropolitane të këtij qyteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Binali Yıldırım i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet dhe Ekrem İmamoğlu, kandidati i Partisë Popullore Republikane (CHP), do të jenë garuesit kryesorë për të drejtuar bashkinë e qytetit më të populluar të Turqisë, pasi votimi i mëparshëm në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 31 mars u anulua në Stamboll nga Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) muajin e kaluar.
YSK ka njoftuar se numri i përgjithshëm i votuesve që deri në orën 17:00 sipas kohës lokale do të kenë mundësi të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike gjatë zgjedhjeve të sotme është 10.560.963 në gjithsej 31.342 kuti votimi në 39 rrethe të qytetit.
Në zgjedhjet e 31 marsit garuan 32 kandidatë, prej të cilëve 24 të pavarur, ndërkohë që në votimin e përsëritur do të ketë vetëm 21 kandidatë, përfshirë kandidatët nga AK Partisë, CHP-së, Partisë Saadet dhe Partisë Vatan, së bashku me 17 kandidatë të tjerë të pavarur.
Sipas YSK-së, përsëritja e zgjedhjeve në Stamboll u vendos pasi rreth 30.281 vota në 108 kuti u shpallën të pavlefshme për shkak se fletët e numërimit të votave nuk ishin të nënshkruara ose mungonin.
Gjithashtu, në 754 qendra votimi në zgjedhjet e 31 marsit në Stamboll u zbulua të jenë angazhuar komisionerë të cilët nuk kanë qenë shërbyes civilë.
Më 31 mars, pjesëmarrja në votime ishte 83,88 për qind, gjashtë për qind më pak se në zgjedhjet e mëparshme lokale të 30 marsit të vitit 2014.
Sipas rezultateve zyrtare të YSK-së, në zgjedhjet e 31 marsit İmamoğlu mori 48,8 për qind të votave në Stamboll, ndërsa Yıldırım 48,55 për qind.
Ndërkaq, AK Parti fitoi 24 komuna të rretheve të metropolit turk, ndërsa CHP 14.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...