Janë bërë gati dy vite prej kur Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur konkurs për specializantë të ri. Zyrtarët e MSH-së deklarojnë se janë duke bërë një plan, por ende nuk e dinë se kur do të hapet konkursi, ndërsa profesorët tërheqin vërejtjen për mungesë të specialistëve. E madje nuk kanë lënë të shpresohet se do të hapet edhe këtë vit
Institucionet në Kosovë prej disa vitesh janë alarmuar për mungesë të specialistëve të anesteziologjisë. Kjo për faktin se shumica e mjekëve të rinj të kësaj lëmie po e lënë Kosovën për kushte më të mira në vendet evropiane. Por kjo nuk është e vetmja arsye. Mungesës së anesteziologëve po i kontribuon edhe mos hapja e konkursit për specializim nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.
Drejtori i Klinikës së Anestezionit në QKUK, Prof. Asc. Dr. Nehat Baftiu, thotë se kanë nevojë të madhe për specializantë në këtë lëmi. “Nevoja është e madhe duke pas parasyshë edhe faktin se vetëm në muajt e fundit nga Kosova kanë ikur 10 anesteziologë të rinj, 5 specialistë dhe 5 specializantë. Tash llogariteni që neve na duhen 5 vite për ta formuar një specialistë të ri të anestezionit. Është shumë keq që janë bërë pothuajse dy vite pa hapur konkurs”, ka deklaruar Baftiu.
Por rreth 400 mjekëve të rinj sa janë aktualisht në Kosovë duket se do t’iu shkojë huq edhe ky vit. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në krye me ministrin Uran Ismaili, nuk e dinë se kur do të hapet ky konkurs. E madje nuk kanë lënë të shpresohet se do të hapet edhe këtë vit. Ata thonë se janë duke bërë një plan të resurseve humane dhe profesionale për shëndetësi për dy vitet e ardhshme në bazë të të cilit do të tregohen nevojat dhe shpërndarja e specializimeve të reja.
“Plani pritet të përfundojë shumë shpejt dhe pastaj mbi bazën e tij do të hapen edhe konkurset për specializime. Pra është duke u punuar që gjatë këtij viti të ketë specializime të reja”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të MSH-së.
Mungesa e specializantëve jo vetëm lë boshllëk në shërbimet shëndetësore, por edhe rrezikon zbrazjen e Kosovës nga mjekët e rinj. Por nga MSH thonë se janë rritur pagat dhe janë përmirësuar kushtet në mënyrë që ata ta gjejnë veten me profesionin e tyre në vend. MSH ka konfirmuar se është duke u punuar plotësim-ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për Shkollimin Specialistik, ndërsa kanë deklaruar se kompetencat për këtë çështje do të barten tek Oda e Mjekëve kur të jenë gati t’i ushtrojnë.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka deklaruar se grupi i përbashkët MSH-OMK kanë bërë analizat dhe propozimin tek ministri Ismaili për bartjen e kompetencave dhe kjo pritet të vendoset pas një analize nga kabineti i tij.
“OMK konsideron se është e gatshme që të filloj me marrjen e kompetencave edhe në këtë fushë, në mënyrë graduale dhe periodike. Kjo pasi edhe brenda këtij procesi janë komponentë përbërëse të procesit”.
“Bartja e këtyre komponentëve ne mënyrë graduale do ishte e mire dhe besoj se procesi i nënshtruar i mbikëqyrjes ligjore nga ana e MSh do te ishte i suksesshëm dhe do rriste kualitetin. Ne çdo proces, decentralizimi rrit përgjegjësinë dhe përgjegjësia kualitetin”, ka deklaruar Sejdiu.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...