Google ADS

Sondazhet në Greqi: Tsipras do të humbë

22:08 | 22 Qershor 2019
Arbresh.info

Partia konservatore greke, Demokracia e Re, ka një avantazh prej 9% në sondazhin e fundit, duke bërë që partia majtiste, Syriza, të humbas në zgjedhjet e parakohshme të 7 korrikut.

Kyriakos Mitsotakis, kryetar i partisë Demokracia e Re, është rrugës për një fitore, ndërkohë që sondazhet tregojnë se ai do të fitojë rreth 38.5% të vota, ndërkohë Syriza do të marrë 29.5%. Ky sondazh u realizua nga Metron Analysis.

Mitsotakis, 51 vjeçar, vjen nga një familje e fuqishme politike. Ai fitoi 10% më shumë se Syriza në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat u mbajtën muajin e kaluar. E pas këtij rezultati, kryeministri Alexis Tsipras thirrim zgjedhje të reja.

Mandati i Tsipras planifikohej që të përfundonte në shtator.

Lëvizja për Ndryshim, e cila është aleancë politike e formuar e majtë dhe partia e ish-kryeministrit George Papandreou, Lëvizja për Demokraci Socialiste, do të garojnë për vendin e tretë, duke bërë që të dyja të marrin nga 8%.

Sondazhi u realizua nga data 14 deri më 19 qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme