Google ADS

Braçe: Në 30 qershor, t’i japim fund 30 viteve që kanë djegur e përvëluar tre breza

17:56 | 22 Qershor 2019
Arbresh.info

Zv/kryeministri, Erion Braçe deklaroi sot se, 30 qershori është dita kur Shqipëria do të shkojë përpara.

Duke folur në një takim elektoral në Divjakë, Braçe u shpreh se Partia Socialiste do të çojë Shqipërinë përpara duke ju dhënë fund 30 viteve që kanë përvëluar tre breza dhe të gjithë atyre që ju ka shkuar në mendje se mund të djegin edhe një brez tjetër.

“Unë kam vetëm një thirrje tani ju vazhdoni kërceni e këndoni, vazhdoni që të festoni. Kur të ktheheni në shtëpi thoni ndonjë fjalë të mirë prindërve tuaj se kanë qenë në punë gjithë ditën dhe mos harroni që t’i thoni familjes mos harro 30 qershorin. Mos mungo më 30 qershor, kaq, asgjë më tepër. Është dita jonë është dita ku çojmë Shqipërinë përpara, është dita ku do të çojmë përpara projektet tona dhe është dita ku do t’i japim fund 30 viteve që kanë djegur e përvëluar tre breza në këtë vend”, tha Braçe.

Duke folur për opozitën, Braçe tha se, “mirupafshim e jetë të lumtur Saliut dhe fol me atë sipër i them. Luli të marrë rrugën sërish për në Holandë, ndërsa Monikës… i di vetë ajo punët e veta, filxhan rrotullo-rrotullo. Të gjithëve mirupafshim!”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme