Maduro takon komisaren e lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut

14:39 | 22 Qershor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u takua në Karakas me komisaren e lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi në pallatin presidencial Miraflores ishte i mbyllur për mediat.

Maduro deklaroi se komisares Bachelet ftesën ia kanë dërguar vitin e kaluar dhe se ajo është takuar me përfaqësues të shumë organizatave dhe institucioneve joqeveritare në vend.

Ai falënderoi Bachelet për vizitën duke shprehur shpresën se vizita nënkupton hapjen e kapitullit të ri në mes Venezuelës dhe Komisariatit të lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Maduro i ka thënë Bachelet se si president kushtetues i vendit do të punojë për të siguruar që kushdo që shkel të drejtat e njeriut në atë vend të nxirret para drejtësisë.

Më 10 mars të këtij viti, presidenti Maduro u betua për mandatin e tij të dytë pas një bojkoti nga opozita.

Tensionet u përshkallëzuan kur Juan Guaido, i cili ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, më 23 janar u vetëshpall si president i përkohshëm i vendit, veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

Turqia, Rusia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika qëndruan në mbështetje të Maduros.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme