Google ADS

Kryeministri Zaev nesër propozon emrat e ministrave të ri

11:39 | 22 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë ditës së nesërme pritet t’i dorëzojë në Kuvend propozimet për ministrat e ri për rikonstruim të Qeverisë.

Pritet të ndërrohen rreth tetë ministra dhe zëvendësministra dhe 20 drejtorë të ndërmarrjeve publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sadulla Duraku pritet të udhëheq me Ministrinë e re për Sistem Politik ndërsa në vendin e tij në ministrinë e deritashme pritet të emërohet Naser Nuredini.

Ndryshe, ndërrimi i ministrave vjen si pasojë e aksionit të paralajmëruar ‘fshesa’ që kryeministri Zaev e dha në zgjedhjet presidenciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme