Me familjen tij në koncertin e Carla Brunit, Rama poston videon

08:30 | 22 Qershor 2019
Arbresh.info

Kantautorja dhe modelja e njohur, Carla Bruni ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar një koncert në teatrin antik të Butrinti, ku prezantoi për herë të parë para publikut shqiptar 11 këngë të albumit të saj më të fundit.

Bashkëshortja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, ka zgjedhur për koncertin e saj në Shqipëri, një nga pikat arkeologjike më të rëndësishme të trashëgimisë botërore.

I shoqëruar edhe nga ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta ndjekë familjarisht koncertin e Carla Brunit, një event që vjen në Shqipëri në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës. Ai ka postuar një video të shkurtër në profilin e tij në Instagram ku shfaqet me bashkëshorten Lindën, vajzën e saj Rean dhe djalin e vogël Zahon.

“French touch” (Prekje franceze”, është albumi i pestë të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017. Kopjet e shitura të gjithë krijimtarisë së saj kapin shifrën e 5 milionë albumeve.
Bruni është vlerësuar si një nga gratë më të rëndësishme në botë nga revista “Forbes” në vitin 2010./bw

 

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme