PDK-ja pret që partitë tjera të ndjekin shembullin e Veselit

08:30 | 22 Qershor 2019
Arbresh.info

Ne po japim shembull për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, partive të tjera të koalicionit ju mbetët që ta ndjekin këtë shembull.

Kështu ka thënë deputetit nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, në një përgjigje për arbresh.info.

“Ne po flasim për një program të Kadri Veselit, objektiv, kundër dukurive negative në këtë vend, në veçanti deklaratën e tij në Konventën Zgjedhore në të cilën thotë se ashtu siç i kanë shpallë luftë Serbisë në vitin 98/99, ashtu i kemi shpall luftë korrupsionit dhe pas  kësaj çdo qëndrim duhet të jetë në funksion të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuam. Kadri Veseli ka vizion të qartë për shtetin dhe për të ardhmen. Uroj që gjitha qeveritë të kenë objektivat e Veselit për luftimin e korrupsionit.”

I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i PDK-së, në rast se partnerët e koalicionit nuk i largojnë nga funksionet ministrat me aktakuzë, Haxhiu është përgjigjur se i mbetet partive që të vendosin nëse do t’i largojnë apo jo ministrat me aktakuzë.

“PDK-ja është parti që ka bërë ndryshim pozitiv në këtë vend, që nga paslufta. Se a kanë me ndjek këtë shembull partitë e tjera është çështje e tyre. Por, PDK-ja dhe Kadri Veseli janë shembull se si duhet të vendoset. Në qeveri, të gjithë njerëzit tonë që kanë qenë, janë larguar se a do ta ndjekin partnerët e tjerë, është çështje e tyre, por ne po ju japim shembull”.

E përgjigje definitive për largimin e ministrave të cilët janë në procese gjyqësore nuk kanë dhënë as partia e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, shkurt ka thënë se është partia dhe kryesia e saj, ajo që vendos për këtë çështje.

“Unë nuk kam ndonjë përgjigje, për shkarkimet tash është çështje e Kryeministrit dhe jo e jona. Na do të kemi një qëndrim si parti për këtë çështje.”

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, të mërkurën, ka liruar nga detyra Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministrin e FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme