Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim presidentin e sapozgjedhur të Qeverisë Rajonale Kurde (KRG) në Irak, Nechirvan Barzani, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi midis presidentit turk dhe presidentit të KRG-së u mbajt në Pallatin Dolmabahçe në brigjet evropiane të Bosforit në Stamboll. Të dy diskutuan për një orë e gjysmë një sërë çështjesh pas dyerve të mbyllura.
Më 28 maj, Barzani u zgjodh president i rajonit kurd të Irakut, ku më herët ai për dy mandate shërbeu si kryeministër.
Barzani mbërriti sot në Stamboll në vizitën e tij të parë jashtë vendit që nga inaugurimi më 10 qershor.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri