Presidenti Clinton përshëndeti në këtë mënyrë komandantin e Koshares

23:36 | 21 Qershor 2019
Arbresh.info

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, vizitoi këtë vit Kosovën në përkujtim të çlirimit të vendit dhe përfundimit të bombardimeve të NATO-së kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Në këtë ditë, mijëra qytetarë kishin dalë rrugëve të Prishtinës për ta shprehur falënderimin e tyre ndaj ndihmës që Clinton i dha Kosovës shkruan Gazeta Express

E në këtë manifestim, kishe marrë pjesë edhe ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha. Ky i fundit, në një fotografi, shihet teksa e përshëndet ish-presidentin në mënyrë ushtarake, e në të njëjtën mënyrë ia kishte kthyer edhe Bill Clintoni.

Ish-presidenti amerikan, miku i shqiptarëve, Bill Clinton, i cili e vizitoi Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit është dukur mjaftë i lumtur me pritjen ndaj tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme