Talenti nga Gjermania i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

22:13 | 21 Qershor 2019
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës është përforcuar me një talent të ri.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Florent Muslija nga Hannoveri i Bundesligës, i cili nga sot i është bashkuar ‘Dardanëve’, shkruan portali arbresh.info.

Kësisoj, Muslija do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit kundër Çekisë dhe Anglisë. Në ceremoninë e nënshkrimit të konfirmimit kanë qenë të pranishëm presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe menaxherët e FFK-së në Gjermani, vëllezërit Shoshi e Fehmi Kongjeli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme