Hykmete Bajrami po merr pjesë në “Lansimin e programit të mentorimit të Unionit Ndërkombëtar të të rinjve demokratik”

19:05 | 21 Qershor 2019
Arbresh.info

Deputetja Hykmete Bajrami në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtares së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, po merr pjesë në “Lansimin e programit të mentorimit të Unionit Ndërkombëtar të të rinjëve demokratik (The launch event of the IYDU mentorship programme)”.

Ky event/program u organizua nga Partia Konservative dhe Unioni Ndërkombëtar i të Rinjëve Demokrat dhe po mbështetet nga Fondacioni Westminister për Demokraci.

Deputetja Bajrami në këtë program së bashku me deputetë e politikanë nga Britania e Madhe, Gjermania, Austria, Maqedonia Veriore dhe vende të tjera, janë në cilësinë e mentorëve, për të rinjtë që dëshirojnë të hyjnë në politikë, ose të tillë të cilët janë në fillim të karrierës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme