Shoqërohet në polici i dyshuari si shkaktar i zjarrit  në banesat në Prishtinë

17:16 | 21 Qershor 2019
Arbresh.info

Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari si shkaktar i zjarrit që përfshiu dy ndërtesa në Prishtinë.

Ai dyshohet të ketë qenë duke punuar në mënyrë ilegale në njësorët dhe kabllot elektrike, raporton arbresh.info.

LEXO EDHE: Policia jep detaje lidhur me zjarrin në Prishtinë

Këtë e ka konfirmuar edhe policia, ku thuhet se dyshimet e para nga hetimi janë se zjarri u shkaktua nga faktori njeri.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është  ngritur dyshimi e bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në  kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë. Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme