Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se 3 mijë punëtorë nga Kosova kanë shkuar në Kroaci me kontrata dhe leje pune.
Lekaj-Përlaskaj ka thënë se momentalisht, Kroacia po kërkon afër 16 mijë punëtorë.
Ajo, në emisionin ”Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu u ka bërë thirrje kosovarëve të cilët duan të shkojnë në Kroaci për të punuar, të kenë kujdes se me kënd lidhin kontratë pune, pasi që sipas saj po bëhen manipulime të shumta.
“Kroatët kanë shkuar në Austri, Gjermani, në Irlandë. Është brengë për qeverinë kroate sepse ka mundësi dhe ka punë. Tani po vijnë kosovarët në Kroaci. Kroacia po kërkon afër 16 mijë punëtorë. Shumë të rinj po vijnë nga Kosova, po punësohen, mirëpo i kisha lutur që të kenë kujdes se me cilin punëdhënës lidhin kontratë pune, me agjencionet në Kosovë që po u marrin pare me gjetjen e punës atje, sepse ka edhe asi manipulatorë që po manipulojnë me të rinjtë tanë. Në mesin e manipulatorëve ka edhe shqiptarë që manipulojnë me të rinjtë tanë. Për këtë jam në bisedime që mos të shkojnë nëpërmjet agjencioneve por në mënyrë të drejtpërdrejt. Edhe Ambasada e Kosovës në Kroaci e ka bërë këtë paralajmërim për të rinjtë, por edhe mediat duhet t’i paralajmërojnë njerëzit të kenë kujdes me kënd do të bëjnë kontratë pune”, ka thënë ajo duke shtuar se ata të cilët manipulohen duhet të kenë kujdes të ç’lajmërohen në polici sepse sipas saj mund t’iu vënë ndalesë.
Deputetja shqiptare në parlamentin kroat ka thënë se kanë arritur marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë për terminet në ambasadë të atyre që kanë kontratë pune.
“Shumë zejtarë shqiptarë tanë nuk kanë pasur mundësi t’i punësojnë familjarët e tyre në Kroaci, për shkak të vizave apo lejes së punës. Në bisedime me ministrinë për punësim kemi ardhur në përfundim që edhe Kosova ta ketë këtë mundësi. Ajo që është arritur së fundmi me Ministrinë e Punëve të Jashtme është se vetëm në Ambasadën e Kroacisë nuk ka termine për ata që i marrin lejet e Punës. Do të thotë të gjithë ata që marrin leje pune në Kroaci kanë termin të gatshëm nga ora 14:00 deri në 16:00 në Ambasadën kroate, sepse kjo është arritur. Po ashtu bashkë me shoqatën për punëdhënës jemi duke punuar në atë drejtim që të hiqen kuotat dhe të merret sistemi i Sllovenisë ku punëdhënësi shkon në byro bënë kërkesë për një punëtorë, dhe nëse brenda pesë ditëve nuk i paraqitet askush atëherë të lidhë drejtpërdrejt kontratë pune”, ka theksuar ajo.
Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj, në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegraf.
Ndër të tjera Lekaj-Përlaskaj ka folur edhe për pagat për ata të cilët shkojnë të punojnë në Kroaci. Ajo ka thënë se pagat janë solide.
“Pagat janë solide në Kroaci. Pra pagat janë nga 800 euro deri në 1200 euro. Por kur kam bërë një krahasim mes Gjermanisë dhe Kroacisë është se nëse një kosovarë vjen në Kraci e ka pagën ashtu si thash, pra 800 euro, mirëpo e ka fjetjen tek pundhënësi, ushqimin dy herë në ditë pa pagesë. I kanë kushtet më të volitshme se sa në Gjermani, sepse aty e kanë pagën më të mirë por vetë duhet ta gjejnë vendbanimin. Për një standard të rregullt është mundësi e mirë, por nëse mendojnë që për kohë të shkurtër të fitojnë shumë para, nuk munden”, është shprehur ajo duke përmendur edhe ata të cilët nga Kroacia tentojnë të shkojnë në Gjermani.
“Ndërsa ata që vijnë në Kroaci e tentojnë të dalin ën Gjermani, le të kenë kujdes sepse nëse nuk e kanë vizën shengen nuk kanë të drejt as të shkojnë në Gjermani as të punojnë. Vizën që e marrin në Kroaci e kanë për aty, pra është një vjeçare, pastaj nëse e vazhdojnë kontratën e punës mund të vazhdojnë edhe vizën”, theksoi ajo.
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...