Është shënuar viktima e dytë brenda javës në plazhin e Vlorës. Raportohet se ka humbur jetën një grua e moshuar në Vlorë, ndërsa vetëm pak ditë më parë një tjetër 70-vjeçare mbeti viktimë e ujit.
Raportohet se sot ka mbetur viktimë një pushuese 70-vjeçare, e cila ka pësuar arrest kardiak, sapo ka hyrë në det, në zonën e njohur si plazhi i ri. Edhe pse të moshuarës i është dhënë menjëherë ndihmë, nuk ka mundur të mbijetojë.
Kujtojmë që kjo është viktima e tretë e këtij sezoni turistik. Gjatë muajit qershor, uji iu ka marrë jetën edhe dy pushuesve të tjerë, një 70-vjeçare po në plazhin e Vlorës më 17 qershor, dhe një 70-vjeçar kosovar në Durrës, më 11 qershor/BW.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...