Për një vendim përfundimtar pozitiv për liberalizim të vizave nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian Kosovës i kërkohet t’i dëshmojë përpjekjet e vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë
“Pikërisht këtu është zhgënjimi ynë, kur tekstualisht pranohet një proces i suksesshëm si zbatimi i 95 rekomandimeve, ndërsa përgjigja ndaj këtij suksesi të përbashkët është se Këshilli e ka në shqyrtim. Jemi të befasuar me këtë përfundim, me këtë gjuhë pa përcaktor e limite kohore ndaj një çështjeje të ndjeshme dhe të rëndësishme për qytetarët tanë. Rruga e përbashkët duhet të vazhdojë dhe liberalizimi të ndodhë sa më parë”, ka deklaruar për “Zërin” ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.
Sipas saj, në fazën në të cilën gjendet Kosova është e papranueshme që BE-ja vazhdon të shprehë dilema për të arriturat e vendit.
“Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me BE-në për të gjitha sfidat në proces, andaj është e habitshme, kur procesi ka ecur në finalizim shprehen dilema për të arriturat tona, të cilat sipas Këshillit Evropian mund të tejzgjaten dhe humb motivi dhe qëllimi i këtij procesi jetik për qytetarët e Kosovës. Ne kishim dhe kemi përkrahjen e fuqishme të vendeve të BE-së, andaj pritjet janë të mëdha, sepse kemi kryer detyrat tona të shtëpisë”, ka potencuar ajo.
Ndërsa lidhur me përbërjen e re të Parlamentit Evropian dhe perspektivën eurointegruese të Kosovës, Hoxha ka theksuar se zgjerimi i BE-së është proces i pandalshëm dhe asgjë nuk mund ta pengojë këtë proces.
“Nga përbërja e re e Parlamentit Evropian nuk pres rritje të euroskepticizmit, ngase shumicën e përbëjnë prapë përkrahësit tanë më të fuqishëm për pavarësi, zgjerimi i BE-së është proces i pandalshëm, kur kihen parasysh sfidat globale dhe vlerat e BE-së. Ne jemi duke zbatuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, jemi duke intensifikuar punën për mënjanimin e çdo pengese në rrugën e përafrimit maksimal me BE-në, për fuqizim të sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit etj.”, ka thënë ajo./gazetaexpress
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga