Është shënuar sot viktima e tretë në plazhet shqiptare. Raportohet se ka humbur jetën një grua e moshuar në plazhin e Vlorës.
Viktimë ka mbetur një pushuese 70-vjeçare, e cila ka pësuar arrest kardiak, sapo ka hyrë në det këtë mëngjes, në zonën e njohur si plazhi i ri. Edhe pse të moshuarës i është dhënë menjëherë ndihmë, nuk ka mundur të mbijetojë.
Kjo është viktima e tretë e këtij sezoni turistik. Gjatë muajit qershor uji iu ka marrë jetën edhe dy pushuesve të tjerë, një 70-vjeçare po në plazhin e Vlorës dhe një 70-vjeçar kosovar në Durrës.
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...