Ministri i i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, është takuar me Zyrtarin Politik, Oliver Mains. Takimi është zhvilluar pranë Ambasadës së SHBA-ve.
Ministri Mustafa, ka pranuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikim me qenie njerëzore si dhe kujdesin për viktimat e trafikimit. Sipas raportit të DASH-it, Republika e Kosovës vazhdon të renditet në nivelin dy nga tri nivelet themelore, por raporti ka parasysh përpjekjet domethënëse të Qeverisë së Kosovës .
Rrjedhimisht sipas raportit, Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet tjera paraprake.
Minsitri Mustafa ka falënderuar partnerët ndërkombëtar e veçanërisht SHBA’të për përkrahjen e vazhdueshme në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, derisa është zotuar në koordinim me ministritë dhe institucionet tjera shtetërore, do të angazhohet në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti i DASH’it, veçanërisht për një rregullativë ligjore më efikase për mbrojtjen e viktimave të trafikimit. /arbresh.info/
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...