Vera edhe zyrtarisht do të nisë të premten, e Evropa pritet të përballet me rritje të temperaturave bashkë me nisjen e stinës.
Stuhitë do të godasin kontinentin në fundjavë, por javën që vjen evropianët do të zihen pasi temperaturat pritet të arrijnë mes 35 dhe 40 gradë celsius në pjesën më të madhe të Francës dhe Italisë, si dhe 40 gradë pritet të arrijë në veri të Spanjës, transmeton portali arbresh.info.
Masa ajrore që ngrihet nga Afrika Veriore do të shkaktojë edhe ngritjet e temperaturave.
“Vendet nga Madridi në Paris, Belgjikë, Frankfurt dhe Berlin mund të presin një valë të nxehtë shumëditore, me temperatura të përditshme afër ose mbi 32 ° C”, shkruan të enjten, Accuweather.
Temperaturat do të rriten të hënën dhe do të vazhdojnë deri të premten me rrezikun e një valë të nxehtë për pjesën më të madhe të javës. Një valë e nxehtësisë klasifikohet si ditë të shumëfishta me temperatura anormale të larta.
Mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për njerëzit e moshuar dhe fëmijët.
Meteorologët paralajmëruan më parë këtë muaj se valët e nxehtësisë mund të jenë një prirje për verën në Evropë këtë vit për shkak të sistemeve të presionit të lartë.
Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, viti 2018 ishte midis tre viteve më të nxehta në Evropë./Arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...