Sa herë që pyetem për liberalizimin e vizave, unë kërkoj që të ketë durim. E di që durimi ka kufi, por kam një mesazh të rëndësishëm që dua t’ua jap edhe qeverisë dhe institucioneve, ka thënë për Interaktivin Natalya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ka shtuar se Kosova i ka përmbushur 95 kritere që janë kërkuar nga Komisioni, por derisa koha kalon, të gjitha këto 95 kritere duhet mbajtur.
“Këto kritere janë vendosur për ta afruar Kosovën me standardet evropiane në luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar. Ajo që duhet është që kriteret të mirëmbahen, sepse vetëm në këtë mënyrë shtetet anëtare të BE-së do të binden që Kosova është e gatshme të fitojë liberalizimin e vizave”, ka thënë ajo.
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...