Këshilli ushtarak paralajmëron zgjedhje të përgjithshme brenda një viti në Sudan

18:20 | 20 Qershor 2019
Arbresh.info

Këshilli Ushtarak i Përkohshëm (TMC) ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme brenda një viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Koalicioni për Liri dhe Ndryshim (FCC) bëri thirrje për një periudhë kalimtare prej katër vitesh, por ne insistojmë në një periudhë kalimtare një vjeçare”, tha në një takim lokal në Khartoum zv/kryetari i TMC-së, Mohamed Hamdan Daglo.

Daglo theksoi se nuk do të formojnë një qeveri teknokrate derisa të arrihet një konsensus me të gjitha palët politike.

Ai më tej theksoi se TMC dëshiron të arrijë një “zgjidhje gjithëpërfshirëse pa përjashtim”, duke shtuar se Unioni Afrikan (AU) dhe komuniteti ndërkombëtar mund të përfshihen në monitorimin e zgjedhjeve.

Megjithatë, FCC tha se është gati të angazhohet në bisedime me opozitën mes tensioneve që nga rrëzimi i presidentit autokrat, Omar al-Bashir.

Sudani ka mbetur i trazuar që nga 11 prilli, kur struktura ushtarake rrëzoi al-Bashirin pas disa muajve të protestave kundër qeverisjes së tij 30-vjeçare.

TMC aktualisht po mbikëqyr një “periudhë kalimtare”, gjatë së cilës është zotuar me mbajtjen e zgjedhjeve të lira presidenciale.

Këshilli ushtarak të martën tha se do të hartoj një qeveri teknokratike kalimtare.

Megjithatë, protestat anembanë vendit kanë vazhduar të kërkojnë që TMC në datën më të hershme të mundur të dorëzoj pushtetin tek një autoritet civil.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme