Ish-lideri egjiptian Mohamed Morsi vdiç në gjykatë para dy ditëve.
Por Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar autoritetet egjiptiane për dështim në intervenim kur ish-presidenti rra pa ndjenja në një gjykatë në Kairo të hënën.
Duke folur për një televizion në Stamboll ai tha se vdekja e aleatit të tij nuk ishte për shkaqe natyrale.
“Morsi ishte i shtrirë në gjykatë për 20 minuta. Autoritet nuk intervenuan që të e shpëtojnë. Morsi ishte vrarë, ai nuk vdiç nga shkaqe natyrore”, tha Erdogan.
Kjo është hera e dytë që Erdogan akuzon Egjiptin për vdekjen e Morsit. Të parën herë e kishte bërë menjëherë pas një lutje në Xhaminë Fatih në Stamboll.
Erdogan e ka cilësuar Morsin si një martir dhe ka fajësuar tiranët e Egjiptit për vdekjen e tij./Gazeta Express/
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren