Apostolova reagon pas vendimit të Veselit lirimin nga detyra të zyrtarëve nga aktakuza

12:18 | 20 Qershor 2019
A. B.

Vendimi i djeshëm i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për të larguar nga pozitat partiake dhe institucionale zyrtarët e kësaj partie që kanë aktakuza nga institucionet e drejtësisë në Kosovë ka ngjallur shumë reagime.

Për këtë ka reaguar edhe shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila ka mirëpritur vendimin e Veselit.

Në një postim në Twitter, Apostolova ka shkruar se një veprim të tillë e mirëpret edhe nga partitë tjera politike në Kosovë.

“ E mirëpres vendimin e lidershipit të PDK-së për të larguar nga postet publike të gjithë anëtarët e partisë që janë të akuzuar. Presim që ky standard të aplikohet në gjithë spektrin politik, nga të gjitha partitë”, ka shkruar Apostolova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme