Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Qeveria e Kosovës që të ndërpresin monopolin në homologimin e veturave sepse është i kundërligjshëm dhe po e dëmton interesin financiar të qytetarëve të Kosovës. Për më tepër, ky monopol është pengesë për realizimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe po mbahet në fuqi në kundërshtim me rekomandimet e zyrës së Bashkimit Evropian. ripërsërisin qëndrimet e tyre që homologimi i veturave në Kosovë mbetet monopol i paarsyeshëm, kundër rregullave të konkurencës së lirë, kurse çmimet arbitrare për shërbimet në fjalë mbeten barrë e rëndë për qytetarët e Kosovës.
Konkretisht, ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shfuqizojë Udhëzimin Administrativ 02/2018, i cili i mundëson kompanisë aktuale që të vazhdojë tutje me monopolin në këtë fushë. Ne kërkojmë që Udhëzimi i ri Administrativ të garantojë që konkurrenca e lirë dhe interesi qytetarë të jenë parime bazë që udhëheqin politikat e Qeverisë në këtë fushë.
Në studimet tona të më hershme, kemi ofruar argumente se si monopoli në homologimin e veturave përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës. Aty gjithashtu kemi konstatuar së në asnjërën nga vendet e rajonit nuk ka monopol në homologim dhe se qytetarët e Kosovës paguajnë çmimet më të larta në rajon për këtë shërbim. Organizatat tona kanë reaguar edhe ndaj Udhëzimit të ri Administrativ i cili synon të ruajë këtë monopol. Gjatë procesit të konsultimit publik, kemi përcjellë rekomandimet tek Ministria e Infrastrukturës, duke e paralajmëruar se ky Udhëzim Administrativ shkel Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Komentet e njëjta janë dorëzuar edhe në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, e cila më 22 dhjetor 2017 dha mendimin e saj profesional për Udhëzimin Administrativ të lartpërmendur, mendim i cili ishte plotësisht në përputhje me rekomandimet tona. Të gjeturat tona janë konfirmuar edhe nga zyra e BE-së dje në prezantimin para anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës.
Gjithashtu, duhet vënë në vëmendje të publikut që procesi i homologimit aplikohet edhe ndaj makinave të reja që kanë origjine vendet e Bashkimit Evropian dhe ndaj të cilave standardet e çertifikimit të përshtatshmërisë së tyre për tregun Evropian janë të garantuara. Duke njohur që Kosova në procesin e homologimit aplikon vetëm ato standarde që kanë burim Bashkimin Evropian apo/dhe vendet individuale që janë pjesë e tij, mbetet për t’u habitur se cila është arsyeshmëria e ri-çertifikimit të përshtatshmërisë së këtyre automjeteve për të operuar në tregun e Kosovës. Kjo, jo vetëm që është barrier e dukshme jo-tarifore, kundër MSA-së por edhe tallje me qytetarët e Kosovës.
Instituti GAP dhe GLPS i rikujtojnë Qeverisë së Kosovës dhe Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj që Kosova ka zgjedhur të orientojë ekonominë e saj në modelin e ekonomisë së lirë ku interesi i qytetarëve mbetet element qenësor i vlerësimit të përshtatshmërisë së ndërhyrjes së shtetin në rregullimin e saj. Thënë këtë, GAP dhe GLPS vlerësojnë që favorizimit mbi baza klienteliste dhe garantimi i monopolit të një kompanie në fushën e homologimit duhet të përfundojë menjëherë.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen