“Veprimi i Veselit nuk është për t’u marrë shembull”

12:02 | 20 Qershor 2019
Arbresh Info

Njohës i çështjeve politike Albinot Maloku, thotë se vendimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për t’i larguar nga pozitat partiake dhe institucionale zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza, është i paramenduar që të përdoret si veprim i reformimit te lidershipit të tij si kryetar partie.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, një ditë më parë, ka liruar nga detyra Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministrin e FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore.

Por ky veprim i tij, nuk u konsiderua si standard i etikës nga ana e politologut Albinot Maloku.

Maloku, në një përgjigje të dhënë për arbresh.info, u shpreh së pari duhet të pastrohet i gjithë mekanizmi kapjes së shtetit, që është prodhuar nga partitë politike.

“Ndërmarrjen e kreut të PDK, Kadri Veseli për t’i larguar nga pozita pjesëtaret e saj që vet i ka emëruar, në asnjë rrethanë nuk e konsiderojë, siç ka thënë ai, ‘standard të ri të etikës’ . Shkarkimin e ministrave duhet ta bëjë Kryeministri nga se ai me Kushtetutë e ka këtë të drejtë. Nuk mund ta konsiderojë si veprim për tu marrë shembull, pa u pastruar i tërë mekanizmi kapjes së shtetit, që është prodhuar nga partitë politike të deritanishme në pushtet”, është shprehur ai, shkruan arbresh.info.

Maloku më tutje ka shtuar se besimi në sistemin e drejtësisë duhej të mos e pres vullnetin e lidershipit partiak.

“Sistemi i drejtësisë do të duhej të ishte ai tek i cili do të krijohej besimi duke shkarkuar çdo person zyrtar, e jo të pres vullnetin e lidershipit partiak për të krijuar ‘standard të ri të etikës’ “, tha Maloku.

Sipas Malokut ky hap ishte i paramenduar të përdoret si veprim i reformimit të lidershipit të tij si kryetar partie.

“Gjithsesi, ky hap është i paramenduar që të përdoret si veprim i reformimit te lidershipit të tij si kryetar partie. Ndërsa, kur flasim për zgjedhjet, unë nuk besoj që mund të kemi shumë shpejt zgjedhje”, deklaroi Maloku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme