Nëse mendoni se keni ndonjë problem me zemrën por nuk jeni të sigurtë dhe keni frikë nga doktori, do të bënit mirë që të ishit të vëmendshëm ndaj këtyre shenjave që trupi ju jep.
1. Këmbët e ënjtura: Nëse këmbët tuaja fryhen pa arsye, ndoshta keni probleme me mbajtjen e lëngjeve në trup. Mbajtja e lëngjeve në trup mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjeve të zemrës. Kjo ndodh kur zemra nuk pompon me forcë të mjaftueshme dhe si rezultat i kësaj, gjaku nuk filtron elementet toksike në inde. Kjo gjendje quhet edema dhe zakonisht ndodh në këmbë dhe duart.
2. Rrahje të çrregullta:Rrahjet e parregullta ose aritmia ndodh kur zemra rreh shumë shpejt dhe shumë fort. Kjo mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes së arteries koronare.
3. Dhimbje në gjoks dhe supe: Angina pectoris është simptoma më e zakontë e zemrës së sëmurë. Kjo lloj dhimbje gjoksi nuk është e njëjtë si dhimbja akute Kjo është një dhimbje e vështirë dhe e rëndë në gjoks dhe përkeqësohet pas çdo frymëmarrjeje. Gjatë një infarkti njerëzit ndjejnë sikur kanë një peshë të madhe mbi gjoks. Ka të tjerë që kanë një eksperiencë të ngjashme në supet e tyre. Kjo nuk është e thënë të jetë në çdo rast. Parehatia shpesh mund të jetë një shenjë e dhembjes së zemrës ose infarktit.Faza përfundimtare, mund te jetë fatale pasi kjo gjenjde mund të çojë në goditje apo sulm në zemër.
4. Gjakderdhja në gojë: Shumë pak njerëz mendojnë se problemet që kanë me mishrat e dhëmbëve mund të lidhen me problemet e zemrës. Ato mund të shkaktojnë infeksione dhe inflamacion në trup sipas Dr Erwein. Hiperaktiviteti i rrugëve të frymëmarrjes janë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e problemeve me zemrën dhe infarktit. Për këtë arsye duhet të kujdeseni shumë për higjienën e gojës duke i larë dhe duke shkuar tek dentisti.
5. Mostretja ose djegie stomaku: Mostretja ose urthi janë shenjat më të zakonta që tregojnë se ju mund të keni sëmundje zemre. Ato mund të shoqërohen me vjellje, djersitje apo shenja të tjera dytësore.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit