Google ADS

Komuna e Kllokotit blen telefona pa tender

08:44 | 20 Qershor 2019
Arbresh.info

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Komuna e Kllokotit ka blerë 3 telefona mobilë në vlerë prej 2.769 eurosh pa iu nënshtruar fare procedurave të prokurimit, ashtu siç parashihet me ligj. Sipas ZKA-së, anashkalimi i procedurave të prokurimit të parapara me ligj mund të çojë në favorizim të operatorëve të caktuar dhe në dëmtim të buxhetit përmes mosarritjes së vlerës për paratë e shpenzuara, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Pa iu nënshtruar fare procedurave të prokurimit, gjatë vitit që lamë pas Komuna e Kllokotit kishte blerë tre telefona celularë. Kjo, por edhe shumë shkelje tjera, janë evidentuar në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Sipas ZKA-së, Komuna sipas faturës nr. 70160086, të datës 1/2/2018, ka kryer pagesën për shpenzimet telefonike, më datën 10/4/2018, në shumën prej 2.769 eurosh.

“Me rishikimin e dokumentacionit të paraqitur është përcaktuar se Komuna ka blerë tre (3) telefona celularë pa zbatimin e procesit të prokurimit publik e kjo është në kundërshtim me procedurat e përcaktuara nga Ligji Nr. 03/L-048 LMFPP, Neni 17. Subjekti ka bashkangjitur një kontratë të pavlefshme në lëndë. Nuk kanë qenë në dijeni se duhet të zhvillohet procedura e prokurimit për ketë blerje, pasi qeverisja e kaluar ka shfrytëzuar ofertën e operatorit për furnizim me telefona mobilë dhe nuk i ka kthyer ata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme