Shqiptarët e Kanadasë mblidhen në piknik dhe gatuajnë flija

08:31 | 20 Qershor 2019
Arbresh.info

Shoqata shqiptaro-kanadeze e Manitobës në Kanada, javën e kaluar ka mbajtur një piknik të veçantë, shkruan albinfo.ch.

Në këtë piknik janë mbledhur shqiptarë të moshave të ndryshme, e ndër të tjerash, kanë gatuar edhe flija.

Ata janë shërbyer me ushqime tradicionale shqiptare, dhe aktivitetet për të rritur e fëmijë, nuk kanë munguar.

Pikniku i Verës është organizuar për herë të parë nga ACCOM. Pas piknikut, organizatorët janë shprehur të kënaqur nga ky aktivitet, përcjell albinfo.ch.

“Një e diel e mrekullueshme! Faleminderit të gjithëve për kohën dhe përkushtimin. Urojmë të jeni kënaqur në shoqerinë e njëri-tjetrit, ushqimin dhe aktivitetet që u organizuan sot”, janë shprehur nga shoqata.

Disa fotografi gjatë piknikut nga ACCOM:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme