Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka mbajtur sot takimin e radhës, ku ka analizuar raportet e ardhura nga terreni pas përfundimit të ditës së pare, të pjesës së dytë të provimit të Maturës Shtetërore, e cila është mbajtur në regjionin Prishtinës.
Në këtë takim, Komisioni Shtetëror i Maturës ka konstatuar se, në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha.
Komisioni, në bazë të raporteve të pranuara nga regjioni në të cilin maturantët sot i janë nënshtruar Testit të Maturës, ka mbledhur edhe të dhënat lidhur me gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, ku në bazë të këtyre të dhënave, rezulton se vetëm gjatë ditës së sotme për shkak të posedimit dhe përdorimit të telefonave dhe mospërfilljes së rregullave tjera të këtij procesi, janë përjashtuar nga procesi 24 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat të testimit.
Gjithashtu, gjithnjë sipas këtyre raporteve të pranuara, ndaj dy komisionerëve, një në qendrën nr. 1 në Drenas dhe një në qendrën nr. 3 në Prishtinë janë inicuar masa diciplinore sipas legjislacionit në fuqi.
Komisioni Shtetëror i Maturës, falënderon Drejtoritë Komunale të Arsimit, Policinë e Kosovës, komisionerët, administruesit, monitoruesit dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në proces për përgatitjet e duhura për këtë provim shtetëror./arbresh.info
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...